Mesazhet që vijnë mbledhjen e mbyllur e asamblesë së PS tregojnë se Rama e ka thirrur takimin për t’u dhënë një “shkundje” vartësve të tij. Por kritikat që bien mbi ata që hyjnë e dalin në SPAK për çështje korrupsioni helmi i shefit vjen edhe më i hidhur.
E tillë është batuta që Rama ka bërë me Olta Xhaçkën, të cilës i është referuar me fjalët: “Që kur ka ikur nga qeveria, ka harrur të futet edhe në Facebook” duke i kujtuar më pas që ish- ministrja ka kohë që nuk angazhohet në takime.
Kritikat e Ramës për vartësit e tij në PS vijnë pas bombave që lëshoi Arben Ahmetaj për korrupsionin në qeverisje dhe shihen si paralajmërime për lëshimet e radhës në gojën e SPAK.