Emigrantët shqiptare që udhëtojnë me varka “janë imazhi i asaj që po ndodh në botë” mësohet se i ka thene Kryeministri shqiptar Edi Rama homologut te vet britanik Rishi Sunak, gjatë takimit në “10 Downing Street”.
Rama kënaqësi t’ju mirëpresim në Britani, në Downing street. Britania dhe Shqipëria kanë tashmë një partneritet të ngushtë dhe po pres me padurim që ti forcojmë edhe më tej ato marrëdhënie me ju sot. Gjatë vitit të kaluar ne biseduam për të ndëshkuar emigrimin e paligjshëm dhe jam i lumtur për progresin që kemi bërë në atë drejtim. Do ta diskutojmë më shumë edhe më vonë.
Dua gjithashtu të diskutoj me ju për bashkëpunimin ekonomik, tregtinë si edhe në fushën e sigurisë, specifikisht mbi sulmet kibernetike të cilat ju keni kaluar. Për të gjitha këto dhe më shumë jam i lumtur që do të diskutojmë së bashku, por së pari kënaqësi që ju pres këtu.”– u shpreh Sunak.Gjatë dites kreu i Qeverisë kritikoi Sekretaren e Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, Suella Braverman për komentet e saj për emigrantët shqiptarë.
“Fatkeqësisht, ne e kemi parë veten dhe komunitetin tonë duke u veçuar në këtë vend për qëllime politike. Ka qenë një moment shumë, shumë i turpshëm për politikën britanike”, theksoi kryeqeveritari shqiptar.
Ndër të tjera, ai shtoi se vërejtjet e Braverman, kanë qenë një “goditje e ulët”, ndërsa vullneti politik për të kapërcyer përkeqësimin e marrëdhënieve, mbetet i lartë.
“Ne gjithmonë do të refuzojmë ta kemi këtë përzierje mes disa kriminelëve dhe shqiptarëve si të tillë, sepse dhënia e një vule etnike krimit në vetvete është krim”, shtoi më tej ai.
Ndërsa në mbyllje të intervistës së dhënë për radion zyrtare të BBC, “Radio 4”, ai vlerësoi kryeministrin britanik, Sunak dhe sjelljen e tij.
“Ne kemi vendosur një rrugë të qartë për të trajtuar së bashku çdo gjë që duhet të përjashtohet nga marrëdhëniet tona dhe nga bota jonë e ligjit dhe drejtësisë, por në të njëjtën kohë duke u siguruar që disa mollë të kalbura të mos përcaktojnë komunitetin shqiptar këtu dhe marrëdhëniet tona”, përmbylli kryeministri.