AKTUALITETTOP-NEWS

Rasti Veliaj/ Mero Baze: Socialistët po përdorin drejtësinë për eleminim politik

Gazetari: Eshtë mirë që PS mos marrë mbi vete këtë njollë

Kërkesaa e Edi Ramës drejtuar këshilltarëve socialistë për të nisur procedurën për shkarkimin e Veliajt e nuk po prtitet mirë nga mbështetësit e këtij të fundit. Duke pasqyruar këtë gjendje, në editorialin e kësaj të marte gazetari Mero Baze parashikon një përplasje mes vullnetit politik për ta shkarkuar dhe avokatëve të Veliajt që do e ankimojnë këtë vendim në Gjykatën Kushtetuese.

Si kompromis për ta shmangur atë ai propozon emerimin e Ogerta Manastirliut si zv.kryetare pas zgjedhje me firmën e Lalit. Por interesant në shkrimin e Bazes është se ai evokon tezën e pëedorimit politik të drejtësisë për elemineime brenda llojit.

Bushati: Rënia e Lalit, pasqyra ku çdo ministër i ri duhet të lexojë fatin

“Duke e zgjidhur politikisht krizën dhe duke pritur afatet juridike të betejës së tij, socialistët shmangin një precedent të keq në jetën e tyre politike, përdorimin e drejtësisë për eliminime politike brenda radhëve të tyre , e cila pastaj i jep shumë argumente Sali Berishës dhe Ilir Metës, që thonë se ndërkohë drejtësia po përdoret si instrument eliminimi politik edhe për kundërshtarët jashtë Partisë Socialiste.

E dyta, nuk është e vërtetë pasi socialistët nuk kanë fuqi të përdorin realisht drejtësinë ndaj kundërshtarëve politikë, por brenda tyre, natyrisht që kanë. Dhe është mirë mos t’ia shtojnë këtë turp vetes së tyre” shkruan ai.

Përditë e më shumë po bëhet e qartë se Edi Rama qëndron pas vdekjes politike të Veliajt, por tani kur ai kërkoi shkarkimin, siç nuk ka bërë për asnjë kryebashkiak që ka pasur probleme me drejtësinë, gjithçka është e qartë.

Për këtë po binden edhe ata që deri më tani dyshonin se SPAK vepronte në kokën e vet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button