AKTUALITETTOP-NEWS

Digjen 4 ha pyje me pisha në Patos/ Situatë kritike, kërkohet ndërhyrje nga ajri për shuarjen e flakëve

Rreth 4 hektarë pyll me pisha janë djegur brenda pak orëve në Gjinoqarë të Patosit, ndërsa flakët vijojnë të shtrihen në sipërfaqe të tjera pyjore. Sipas kryeplakut Nuri Gllava, masivi pyjor ka dekada pa pastruar, duke e bërë akoma dhe më të vështirë ndërhyrjen nga ana e mjeteve zjarrfikëse.

Ai apelon për ndërhyrje të menjëhershme nga ajri, duke theksuar se mjetet aktuale nuk mund të depërtojnë në vatrën e zjarrit. Deri tani janë djegur mbi 3 hektarë pyll me pisha

Nëse nuk do të ketë ndërhyrje përveç mjeteve rrethanore, situata do të dalë jashtë kontrollit, duke rrezikuar edhe zonat e banuara të fshatrave përreth.

Ndërkohë zjarrfikësit, strukturat e bashkisë dhe banorët e zonës po luftojnë me flakët me mjete rrethanore, ndërkohë që era favorizon përhapjen e flakëve në disa drejtime, duke e bërë situatën edhe më kritike.

Sipas banorëve, zjarri dyshohet se është i qëllimshëm, pasi vatra ndodhet në mes të pyllit, larg çdo rruge apo banese.



Autoritetet lokale dhe shërbimet zjarrfikëse vijojnë të monitorojnë situatën, ndërsa rreziku për përhapjen e flakëve drejt fshatrave përreth mbetet i lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button