AKTUALITETTOP-NEWS

Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Libofshë të Fierit, uji hyn në banesa. Banorët thirrje për ndihmë

Fshati Hasturkas, në Njësinë Administrative Libofshë, Bashkia Fier, është përfshirë nga përmbytjet pas reshjeve të shiut gjatë orëve të fundit.

Pamjet e mbërritura në redaksinë e Syri.net tregojnë ujin që ka dalë nga shtrati i kanaleve dhe ka hyrë në oborret e banesave, duke rrezikuar infrastrukturën lokale dhe pasuritë e banorëve.

Banorët raportojnë se uji ka arritur të depërtojë në pjesë të shtëpive, duke shkaktua dëme materiale dhe duke vështirësuar qarkullimin në fshat.

Sipas dëshmive të qytetarëve, rrugët e brendshme të Hasturkasit janë të mbuluara nga uji, duke penguar qarkullimin e mjeteve dhe të banorëve që tentojnë të lëvizin drejt zonave më të larta.

Shkak i situatës konsiderohet shiu i reshjeve të dendura dhe përmbytja e kanaleve kulluese, të cilat nuk kanë mundur të përballojnë volumet e mëdha të ujit.

Banorët kanë bërë thirrje për ndërhyrje emergjente nga autoritetet lokale, ndërsa disa kanë tentuar të shpëtojnë pasuritë e tyre me mjete të improvizuara.

Pamjet e siguruara tregojnë shtëpi me ujin që ka depërtuar në oborret e tyre dhe rrugë të fundosura pjesërisht, duke bërë të pamundur lëvizjen normale.

Sipas vlerësimeve paraprake, përmbytjet kanë prekur rrugët kryesore dhe tokat përreth fshatit, duke krijuar rrezik për tokat bujqësore dhe infrastrukturën rurale.

Banorët bëjnë apel për ndihmë dhe ndërhyrje urgjente për përmirësimin e situatës dhe largimin e ujit nga oborret dhe rrugët e fshatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button