Rey Manaj me shumë mundësi do ta vijojë karrierën futbollistike në Spanjë, por sigurisht jo te Barcelona, që zotëron kartonin e tij.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, sipas gazetarit italian, Gianluca Di Marzio, pritet të përfundojë te Getafe.
Klubi nga rrethinat e Madridit është në bisedime të avancuara me Barcelonën, por klubi “blaugrana” ka si alternativë edhe shitjen tek Watfordi, në Angli (Championship).
Sezonin e kaluar, Manaj veshi fanellën e Spezias në Serinë A, në formë huazimi nga “blaurganat”, por në përfundim të kampionatit klubi italian hoqi dorë nga blerja e kartonit të lushnjarit, pasi e konsideroi të shtrenjtë për buxhetin e saj.
Në 29 ndeshje në Serinë A, sulmuesi i datëlindjes 1997 mundi të shënonte 5 gola