Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, deklaroi se mbi 50 për qind e kandidatëve të PL-së, në këshillat vendore do të jenë të rinj e të reja.
Në një reagim në Facebook, Meta shprehet se përfshirja e të rinjve në Partinë e Lirisë do të fuqizojë rolin e tyre shumë shpejt, duke shtuar se rinia është fuqia e ndryshimit.
“Përfshirja e të rinjve në Partinë e Lirisë do të fuqizojë rolin e tyre në vendimmarrje shumë shpejt. Pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet vendore dhe rikthimi i opozitës dhe pluralizmit politik në Bashkitë tona. I garantova se mbi 50 për qind e kandidatëve tanë në këshillat vendore do të jenë të rinj dhe të reja. Partia e Lirisë do të bëjë gjithçka për t’u dhënë përfaqësimin e merituar të rinjve në vendimmarrje. Të rinjtë do të jenë Fuqia e Ndryshimit dhe Ndryshimi do të fillojë nga Tirana.”, shkruan Meta.