Saturday, December 14, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKË“Rikthim i opozitës dhe pluralizmit politik në bashki”, Meta: Mbi 50 %...

“Rikthim i opozitës dhe pluralizmit politik në bashki”, Meta: Mbi 50 % e kandidatëve të PL në këshillat vendore do të jenë të rinj

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, deklaroi se mbi 50 për qind e kandidatëve të PL-së, në këshillat vendore do të jenë të rinj e të reja.

Në një reagim në Facebook, Meta shprehet se përfshirja e të rinjve në Partinë e Lirisë do të fuqizojë rolin e tyre shumë shpejt, duke shtuar se rinia është fuqia e ndryshimit.

“Përfshirja e të rinjve në Partinë e Lirisë do të fuqizojë rolin e tyre në vendimmarrje shumë shpejt. Pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet vendore dhe rikthimi i opozitës dhe pluralizmit politik në Bashkitë tona. I garantova se mbi 50 për qind e kandidatëve tanë në këshillat vendore do të jenë të rinj dhe të reja. Partia e Lirisë do të bëjë gjithçka për t’u dhënë përfaqësimin e merituar të rinjve në vendimmarrje. Të rinjtë do të jenë Fuqia e Ndryshimit dhe Ndryshimi do të fillojë nga Tirana.”, shkruan Meta.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME