Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTRikthimi i Messit mund ta “detyrojë” yllin e Barcelonës që të largohet

Rikthimi i Messit mund ta “detyrojë” yllin e Barcelonës që të largohet

Barcelona pritet të jetë shumë e zënë në afatin kalimtar të verës.

Derisa klubi po vazhdon të përballet me probleme financiare, shumë lëvizje pritet të ketë pas përfundimit të sezonit, transmeton Gazeta Express.

Objektivi kryesor dhe sigurisht e vetmja dëshirë që klubi ka deklaruar publikisht, është të nënshkruajë me Lionel Messin, i cili do të mbetet futbollist i lirë pasi i skadon kontrata me Paris Saint-Germainin,

I tillë është ndikimi i argjentinasit, si në aspektin e minutave ashtu edhe në profilin, ka të ngjarë të ketë pasoja për anëtarët e tjerë të skuadrës.

Sipas Joan Fontes, ka shumë mundësi që Raphinha të jetë një nga lojtarët që klubi do të përpiqet ta shesë në verë, nëse e rikthejnë Messin.

Kohëve të fundit është raportuar shumë për të ardhmen e brazilianit, për të cilin ende nuk ka asgjë konkrete. Por, rikthimi shtatë herë fituesit të “Topit të Artë” ndoshta do ta bëjë Raphinhan tepricë ndaj kërkesave, në varësi të mënyrës se si do të rreshtohet skuadra e Xavit.

Ousmane Dembele është opsioni i preferuar i Xavit në të djathtë, por mund të ndodhë që Xavi ose të përdor Messin në atë anë, ose ta shtyjë Barcelonën në një formacion tjetër. Nëse ai e bën këtë, mund të mos ketë hapësirë ​​për një lojtar tjetër të krahut të djathtë, në të cilin luan Rapahinha.

Për ish-futbollistin e Leeds Unitedit besohet se interesim kanë shfaqur Chelsea dhe Neëcastle United.

Ndryshe, 26-vjeçari me Barcelonën ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME