Rita Ora, ka dhënë një interviste në podcasting “Brave New World” ku ka folur për luftën e saj me ankthin.
Artistja tha se kjo ka qenë një luftë e vazhdueshme që ka arritur ta mbajë nën kontroll përmes kombinimit të metodave tradicionale dhe jokonvencionale.
Qasja e Orës është ndikuar nga Wim Hof, metoda e të cilit janë të njohura për përmirësimin e shëndetit mendor dhe fizik.
Përveç praktikave fizike, ajo vlerëson edhe muzikën si terapi të saj në procesin e shërimit.
“Kam shumë ankth, por mendoj se të gjithë e kanë, të jem e sinqertë. Mendoj se tani është shumë bukur që këto lloj bisedash tani janë të lirshme, madje ka ditë që janë më të mira se të tjerat”, u shpreh Ora.
“Tani kam mësuar të kuptoj kur do më ndodh një sulm paniku. Më parë ende ndihesha sikur ishte diçka e huaj për mua. Unë bëj shumë akupunkturë dhe thjesht marr frymë dhe shtrihem diku për rreth 20 minuta. Unë e dua mjekësinë kineze dhe përpiqem të inkorporoj shumë metoda të ndryshme”, shtoi Rita.