Sunday, December 8, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORERita Ora flet për luftën kundër ankthit

Rita Ora flet për luftën kundër ankthit

Rita Ora, ka dhënë një interviste në podcasting “Brave New World” ku ka folur për luftën e saj me ankthin.

Artistja  tha se kjo ka qenë një luftë e vazhdueshme që ka arritur ta mbajë nën kontroll përmes kombinimit të metodave tradicionale dhe jokonvencionale.

Qasja e Orës është ndikuar nga Wim Hof, metoda e të cilit janë të njohura për përmirësimin e shëndetit mendor dhe fizik.

Përveç praktikave fizike, ajo vlerëson edhe muzikën si terapi të saj në procesin e shërimit.

Kam shumë ankth, por mendoj se të gjithë e kanë, të jem e sinqertë. Mendoj se tani është shumë bukur që këto lloj bisedash tani janë të lirshme, madje ka ditë që janë më të mira se të tjerat”, u shpreh Ora.

“Tani kam mësuar të kuptoj kur do më ndodh një sulm paniku. Më parë ende ndihesha sikur ishte diçka e huaj për mua. Unë bëj shumë akupunkturë dhe thjesht marr frymë dhe shtrihem diku për rreth 20 minuta. Unë e dua mjekësinë kineze dhe përpiqem të inkorporoj shumë metoda të ndryshme”, shtoi Rita.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME