KRYESOREKULTURË

Rita Ora ndez skenën në ‘World Club Dome’

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, tërhoqi vëmendjen me një paraqitje tejet provokuese gjatë koncertit të saj në World Club Dome Festival, të shtunën në Frankfurt të Gjermanisë.

34-vjeçarja solli një performancë plot energji dhe karizëm, e shoqëruar nga balerinë të veshura minimalisht, duke krijuar një atmosferë elektrizuese përpara mijëra fansave.

Rita u ngjit në skenë me një veshje ekstravagante: pantallona të shkurtra dantelle në ngjyrë blu të ndezur dhe çizme të gjata deri në gjunjë.

Sipas DailyMail, ajo e kompletoi look-un me një bluzë të shkurtër dhe të grisur me mëngë me vija, ndërsa interpretonte disa nga hitet e saj më të njohura.

Në një moment, ajo hoqi bluzën, duke zbuluar reçipeta të bardha dhe një bark të tonifikuar, gjë që shkaktoi entuziazëm të madh në publik.

Ylli i hitit ‘Hot Right Now’ dëshmoi edhe një herë se mbetet një nga emrat më të guximshëm dhe të lirë në skenën ndërkombëtare të muzikës pop. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button