Monday, October 14, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORERita Ora në krah të Novak Djokovic/ Plasin polemikat

Rita Ora në krah të Novak Djokovic/ Plasin polemikat

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora është vënë sërish në qendër të polemikave. Shkak janë bërë vetëm 5 sekonda ku ajo shfaqet e ulur në krah tenistit serb Novak Djokovic. Të dy kanë qenë duke ndjekur finalen e Rugby-së mes Afrikës së Jugut dhe Zelandës së re e luajtur mbrëmjen e së shtunës në Stade de France në Paris.

Në një moment gjatë pushimit, kamera fokusoi pranë njëri-tjetrit këngëtaren shqiptare dhe në krah të saj tenistin serb. Rita nisi të qeshë dhe bëri me dorë nga kamera ndërsa kampioni i botës në tenis hapi gojën në shenjë habie.

Por shumë shqiptarë të Kosovës kanë mbetur të zhgënjyer nga Rita e cila ka edhe titullin e ambasadores së këtij vendi. Sipas tyre, ajo nuk mund të qëndrojë në krah të një personi që njihet si anti-shqiptar dhe pro-serb. Ata kanë kujtuar se si pak kohë më parë në Grand Slamin e Parisit, ai shkroi “Kosova është Serbi” ndërsa shprehu ngushëllime në rrjetet sociale edhe për 3 serbët e vrarë në Banjskë.

Rita Ora “zgërdhihet” në shoqërinë e çetnikut serb Novak Djokovic që çdo ditë lobon kundër shtetit të “ambasadores së Kosovës”. E turpshme” – shkruan gazetari Arlind Sadiku.

“Rita Ora: “Mendova se ishte Roger Federer… nuk e dija se ishte Novak Djokovic” – bën ironi gazetari i Kosovës Ndrec Gjonaj.

Gazeta Blic shkruan në rrjetet sociale: “Rita Ora dhe Novak Djokovic duke shijuar së bashku finalen e Kupës së Botës në Rugby 2023. Kujtojmë që tenisti serb punon dhe propagandon vazhdimisht kundër pavarësisë së Kosovës”.

“Herën e parë u aryetua se nuk e dinte se ishte flamuri serb, si do ta arsyetojë këtë foto këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora” – shkruan televizioni ATV.

Kanë qenë të shumtë edhe qytetarët që kanë akuzuar Ritën për patriotizëm fals.

“A e ngriti flamurin serb ne koncert Rita Ora me dashje?? Se ketu ne foto Rita Ora me serbin Novak Djokovic bashke ne stadium. Sa per dijeni, Djokovici ne mes te turneut te tenisit para gjithe botes kete vere qe shkoi thoshte “Kosova eshte serbi”. Vajmedet kush ka mbet me ba shqiponjen me duar dhe me kenduar xhamadani vija vija” – shkruan njëri prej tyre.

“Epo kjo e Rites, pas gjoja gabimit me flamurin serb (se nuk dinte 😏), kjo shfaqje haptazi me kete servin, kjo ç’te jete?? Pyes sepse para nja dy muajsh, m’u versul gjysma e miqve kosovare, pse thashe ne nje postim qe keto (kjo dhe Dua) nuk jane me çikat e kombit, por te elites. Ja dhe keta te dy bejne ca u ka thene elita. Kushedi ku fle lepuri” – shkruan një tjetër.

Por të shumtë janë edhe ata që e quajnë normal gjestin e Ritës dhe nuk ka vend për kritika.

Analisti Milazim Krasniqi thotë se çështja mund të shtrihet ndryshe.

“Si ka pranuar Gjokoviqi të dalë në foto me shqiptaren Rita Ora? Si nacionalist serb, ai ka më shumë arsye të jetë i zemëruar për Kosovën e humbur nga serbët, ndërsa Rita Ora ka arsye të jetë krenare me Kosovën e pavarur. Pra, e qartë është se je jemi fitues dhe duhet të sillemi si fitues, e jo si të kompleksuar.

Une e kuptoj qe ne kemi traume te pasherueshme ne raport me Serbine. Kemi arsye nga ajo qe na ka ndodhe. Ama duhet ta sherojme traumen. Nje nga menyrat eshte nese sillemi si fitues. Duke vajtuar, duke share veten, duke mallkuar dynjane, vetem e trashim traumen. Ne kemi problem me shume njerez qe nuk jane te afte te kuptojne, ose si pasoje e traumes ose thjesht e paditurise. Disa kane edhe ngarkesa te renda ideologjike dhe keshtu prodhohet percarje ne vend te unitetit e mobilizimit shoqeror e kombetar. Ne instance te fundit, fituesi kur sillet si humbes duket si idiot” – shkruan Krasniqi.

Analistja Zana Avdiu shkruan:  “Nese mendoni qe figurat si Rita Ora, nuk jane me ndikim per vendin edhe imazhin e Kosoves, vec shiheni Lorik Canen. Vjen presidenti francez per vizite ne Shqiperi, dhe personin qe e fton me shoqeru, eshte Loriku. Keta njerez jane me te medhaj, sesa budalliqet e juaja provinciale. Rita eshte pasuri diplomatike e Kosoves, dhe ne vend se me u mundu me ia kontrollu jeten, le te mundohemi te jemi mirenjohes per kontributin e saj, per Kosoven, pa fitu kurgjo ne kembim”.

Edhe analisti Milaim Zeka ka dalë në krah të këngëtares.

“Nje koment rreth fotos te Rita Ores me tenistin shqiptar, Novak Gjokoviç, i cili ka lindur ne Kosove, dhe veten e ndien serb. Rita Ora, kudo qe shkon ne bote, prezentohet se shtetase e Republikes te Kosoves. Novaki e bene te kunderten. Nese futeni te komentuesit serb, edhe ata, cope-cope e kan ba Novakin pse eshte ulur me Rita Oren. Me i pas degju Rita komentuesit shqiptar, ju garantoj se e kishit pa me nje tufe te dhive te egra neper bjeshkte e Rugoves.

Njesoj edhe Novaki, ish kan tuj lujte guxhas te mahalla e tre rrokaqiejve matan ures te Ibrit. O njereze, mesohuni me pa bardh, jo vetem zi. Mesohuni me pa pozitivisht. Mesohuni me dashuru, jo me urrejte. Deri kur keshtu? Po nuk keni faj ju, fajet i kan politikan e biznismen, te cilet kurr nuk mendojne se per nje shoqeri te shendosh ma e rendesishme se sa buka, jane qerdhet per femije…!!!” – shkruan Zeka.

Ndërsa gazetari Idro Seferi që raporton nga Beogradi ka bërë shaka: “Rita Ora edhe Novak Djokovic e shpetuan festivalin e RTK-se nga kritikat ne rrjete”.


Pjesë e reagimeve është bërë edhe ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. “E adhuroj këtë”, – ka shkruar Grenell duke e ripostuar videon në platformën ‘X’ nga gazetari Fitim Çeku.

Rita Ora mori kritika pak kohë më parë, teksa u shfaq në skenë duke mbajtur mbi supe flamurin e Serbisë gjatë një koncerti në Hungari. Vetë këngëtarja tha se nuk ishte në dijeni se cilit shtet i përkiste flamuri që iu hodh në skenë nga një fans. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME