Kejvina “i është qepur” Kristit në “Big Brother Vip”, mirëpo baba i tij, Robert Aliaj duke se nuk e shikon “të denjë” modelen për djalin e tij.
Në një lidhje Skype për “ABC e Mëngjesit”, Roberti është shprehur shumë i prerë teksa tha se po ndryshoi mendje Kristi, “mua nuk më ka baba”.
Roberti tregoi se i biri është i lidhur jashtë, ku theksoi se ka disa parimet kur bëhet fjalë për personin që do të krijojë familje.
“Shiko këtu ka një moment që duhet sqaruar. Kristi është një djalë shumë i edukuar dhe po të them që ai kurrë nuk do ta fyente një femër qoftë edhe e përdalë. Ai do të thoshte: “Kjo është një femër që duhet respektuar’.
E para, unë nuk e ndjek fare, vetëm shoh se çfarë postohet. E kam neveri. Nuk e kam vetëm me ‘Big Brother’, por as veten nuk e shoh në ekran. Por Kristi ka thënë që nuk është tipi im, nuk e ka fyer. Po ndryshoi mendje Kristi, mua nuk më ka baba. Unë nuk e lë djalin tim, dmth nuk e pranoj që djali im të gjejë grua nëpër televizione. Unë nuk e kam shokë, e thash që kam djalë, e thash në këtë term.
Ai e di shumë mirë opinionin tim, unë nuk kam qejf të fus në shtëpi një tip të showbiz-it, pa e paragjykuar fare në kuptimin e këtij showbiz-i sepse vetë kam qenë i showbiz-it, nuk e snoboj këtë gjë. Por unë dua një gjë me mend. Nuk dua një njëri me buzë, më pëlqen më shumë kur hap gojën ta ardhuroj, se sa kur heqin ndonjë gjë.
Kristi i ka këto, ai prandaj tha që nuk bëhet fjalë për romanca sepse e pret dikush tjetër jashtë. Karakterin e ka shumë pozitiv Kejvina, kjo është shumë e vërtetë. Nuk kam asnjë lloj ndjeshmërie, kam standarde. Kur vjen puna te familja, jemi seriozë”, u shpreh Roberti.