Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËIgli Cara: Demokratët në Durrës janë bashkë. Fitojmë bashkinë në 14 maj!

Igli Cara: Demokratët në Durrës janë bashkë. Fitojmë bashkinë në 14 maj!

Kandidati i PD dhe opozitës së bashkuar për bashkinë e Durrësit, Igli Cara ka një thirrje për të gjithë demokratët e këtij qyteti. 

Nga studio e A Show me Adi Krastën, në Syri Tv, Cara kërkoi bashkimin e demokratëve për të fituar bashkinë në zgjedhjet e 14 majit. 

Durrësi, tha Cara, po vuan dhe detyra e demokratëve është të jenë bashkë. 

“Besoj se demokratët dhe cilido qytetar i Durrësit që është në opozitë me këtë qeveri, duhet të jemi bashkë në këtë garë. Kam kontaktuar demokratët të gjithë pa përjashtim, edhe ata që për arsye të ndryshme në datën 6 mars, që duhet harruar sa më shpejt, unë besoj se jemi bashkë. Durrësi do të bëjë diferencën duke treguar se është një qytet që mbi të gjitha para interesave personale vendos interesat e qytetit. E kemi detyrim ndaj qytetarëve të Durrësit që në këtë moment të jemi bashkë. Nuk na falet më duke treguar që e ka fajin ky person apo ai person. Qyteti vuan dhe ne duhet të jemi aty.  

Sot ne jemi në një demokraci false, që nuk ekziston. Dhe shpesh herë demokracitë false janë më të këqija se diktakturat. Në këtë moment ndodhemi në kushtet kur të gjithë duhet të jemi kundër këtij fenomeni“, u shpreh Cara.  

Igli Cara u shpreh i bindur se në zgjedhjet e 14 majit ai do të fitojë bashkinë e Durrësit. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME