Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETRoberti, blegtori dhe bletari që la Gramshin për Myzeqenë (fotot)

Roberti, blegtori dhe bletari që la Gramshin për Myzeqenë (fotot)

Fier Robert Selimi, blegtori që la Gramshin për Myzeqenë. E nisi jetën në Myzeqe me një lopë dhe tani ka koshere me bletë, stalla me gjedhë dhe të imta. “Jemi në vështirësi, shteti duhet të na mbështesë me subvencione dhe tregje, kaluam një vit shumë të vështirë ekonomik”, i tregon ai gazetarit Xhemil Beharaj. 

Ishte viti 1996 kur Robert Selimi së bashku me bashkëshorten, djalin e tij të mitur si dhe  një lopë dhe një gomar la Gramshin dhe erdhi të ngrinte jetën e re në Sektor Seman në tokat e Myzeqesë ku baba i tij i kishte blerë një shtëpi.

Kjo ka qenë fillesa e jetës pas martese e Robertit ku vite më pas falë punës si fermer e blegtor nisi të punonte dhe sot ka stalla me lopë, stane me dele, koshere me bletë, ka të punësuar 3 djemtë dhe punëtorë.

Roberti na tregon për delet, qingjat, lopët, vështirësitë e punës ndër vite gjetja e tokave me qira, sigurimi i bazës ushqimore të gjedhëve dhe të imtave, vështirësitë financiare nga rritja e çmimeve të plehrave kimike dhe karburanteve.

Pas më shumë se 25 vjetësh punë tashmë Roberti numëron 15 krerë lopë që u merr 150 litra qumësht dhe 400 krerë dele ku u merr 130 litra qumësht për shitje veç atyre që përdor për konsum familjar.

Roberti merret dhe me bletari, ai ka 50 koshere  të matrikulluara,  na thotë se djemtë e tij pasi provuan disa muaj emigracionin vendosën të kthehen në Shqipëri e të merren këtu me blegtorinë, bile ai kërkon edhe një djalë për ta punësuar.

Pasi kemi lënë pas ambientet  e stallave dhe koshereve të bletëve shkojmë të vizitojmë edhe stanin ku ai ka 400 krerë dele që ndodhet pranë ambienteve ku ai me familjen e tij banojnë

Roberti na tregon se ai ka marr sipërfaqe të tëra me hektarë tokë bujqësore me qira pasi është i ardhur dhe nuk ka tokë private. Atë e ka mbjellë kryesisht me kultura bujqësore që siguron bazën ushqimore për bagëtitë por edhe për familjen si grurin dhe elbin. Ai thotë se kanë kaluar një vit të vështirë sepse plehrat kimike u rritën, tregtarët abuzonin sepse i merrnin bagëtitë peshë e gjallë lirë dhe të therur e shisnin afro 120% më shtrenjtë

Roberti tregon se ka aplikuar për subvencion për naftë por ato që ka marrë nuk mjaftojnë . Një vit më parë kaluan krizë të madhe financiare thotë ai. Për këtë vit është pak më ndryshe, por llogaritë i bëjmë në fund të vitit nëse do fitojmë dhe sa do fitojmë.

Roberti  pohon se shteti duhet të ndërhyjë me politika në ndihmë të fermerit dhe blegtorit si të ndihmojë me subvencione në sasi si për naftën por edhe plehrat kimike,të sigurojë toka bujqësore  me qira për blegtorët që ata ti punojnë për të siguruar bazën ushqimore por edhe t’u sigurojë tregje që ne, tha Roberti t’i marrim qingjat apo viçat, t’ i çojmë vet ne treg për t’i shitur e jo të vijë tregtari që e merr kilen peshë e gjallë të qingjit me 500 lekë dhe e shet në treg me 1200 lekë. “Më shumë fiton matrapazi se ne që rropatemi për ta rritur”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME