Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTRoma fitore historike në Tiranë, Zaniolo i jep trofeun e Conference League...

Roma fitore historike në Tiranë, Zaniolo i jep trofeun e Conference League Kumbullës

Spektakël dhe emocione pafund ne finalen historike të Conference League. “Arena Kombëtare” u kthyer në qendrën e futbollit evropian, teksa në fund do të ishte Roma që do të buzëqeshte falë suksesit minimal 1-0.

Ceremonia ofroi një spektakël të vërtetë, me Romën që u përkujdes për një koreografi të jashtëzakonshme, ndërkohë që Feyenoord nga ana tjetër i vuri “flakën” stadiumit me flakadanë që bën tym gjithçka për disa minuta.

Skuadra verdhekuqe do të shënonte golin e vetëm ne fraksionin e parë. Në minutën e 33-të, Zaniolo kontrollon në mënyrë perfekte topin dhe më pas me një goditje të lehtë e dërgon ne kuadrat. Feyenoord bën shumë pak ne fraksionin e parë për të merituar barazimin.

Më pas në pjesën e dytë, do të ishte skuadra holandeze që do të merrte komandat e sfidës me aksione të shumta. Rui Patricio u bë heroi me një pritje fantastike dhe më pas falënderoi shtyllën. Rezultati nuk ndryshoi deri ne fund, me Kumbullën që rrëmben trofeun edhe pse nuk luajti asnjë sekondë. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME