Cristiano Ronaldo nuk e ka vendosur të ardhmen e tij, teksa ndryshe nga Manchester United, pretendon që në sezonin e ri të luajë në Champions League. 37-vjeçari kërkon që të luajë në Ligën e Kampionëve dhe prej kohësh është në kërkim të një skuadre të re që t’ia mundësojë këtë.
Janë përmendur shumë klube si destinacione të mundshme për CR7, diçka që nuk i ka pëlqyer vetë 37-vjeçarit që nëpërmjet një postimi në Instagram thekson se nëse nuk do të ishte emri i tij në qendër të thashethemeve atëherë mediat nuk do të bënin dot para.
“Është e pamundur që të mos flasin për mua çdo ditë. Megjithatë e kuptoj pasi në të kundërt mediat nuk do të bënin dot para, ata e dinë shumë mirë se nëse nuk gënjejnë atëherë nuk tërheqin audiencë. Vazhdoni kështu, ndoshta një ditë do ta qëlloni të vërtetën”, shprehet Ronaldo në rrjetet sociale.