Rrëfimi/ Fifi rrëfen kur mësoi gjininë e fëmijës: “Kam qarë 40 minuta, e doja vajzë”

Këngëtarja Fifi (Filloreta Raçi) ka ndarë një rrëfim personal mbi përjetimet e saj gjatë shtatzënisë dhe momentin kur mësoi gjininë e fëmijës, gjatë një interviste në podcastin “Mam” të moderatores Orinda Huta.
Artistja tregoi se ka përjetuar emocione të forta kur zbuloi se do të bëhej nënë e një djali, pasi kishte dëshiruar të sillte në jetë një vajzë.
“Kam qenë duke fluturuar nga Boston në New York dhe më erdhi njoftimi nga gjinekologia. I thashë ‘të lutem mos më thuaj që është çun’, dhe ajo më tha ‘zemra, është çun’. Kam qarë 40 minuta në aeroport. E doja gocë,” u shpreh Fifi.
Ajo shtoi se dëshira e saj lidhej edhe me faktin se kishte imagjinuar ndryshe përjetimin e mëmësisë, por theksoi se më pas gjithçka ndryshoi me lindjen dhe lidhjen me fëmijën e saj.
Fifi është nënë e një djali, Theo Mal, nga lidhja me partnerin e saj Adis Patushi. Partneri i saj ka gjithashtu një fëmijë tjetër nga një lidhje e mëparshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.









