AKTUALITET
Rreshjet/ Ja situata aktuale në qarkun Fier

Fier – Dita e sotme është karakterizuar nga një mot me rreshje shiu të imta me intesitet të ulët. Lumi Vjosa është kthyer në shtratin e tij, ndërkohë që lumi Seman po mbahet në monitorim për shkak të shkarkimeve të kontrolluara të hidrocenttalit të Banjës.
Informacioni mbi situatën në qarkun Fier, ora 20:30
Gjatë ditës dhe në vazhdin në Qarkun Fier ka patur rreshje shiu me inetesitet të ulët dhe në intervale të shkurtëra kohore me intesitet deri në mesatar.
Nga strukturat e MC pranë bashkive si dhe D.V.Policisë Fier nuk kemi informacione për situata problematike:
- Akset nacionale dhe rurale janë të kalueshme normalisht.
Gjatë ditës, në aksin rrugor Fier-Ballsh, në vendin e quajtur “Kthesat e Visokës” ka patur rreshqitje të pakta dheu (pa bllokuar qarkullimin) të cilat u pastruan menjëher nga kompania e mirëmbajtjes. - Furnizimi me energji elektrike është në normalitet.
- Lumenjt, Vjosë dhe Shkumbin janë në kuota normale.
- Lumi Seman, po mbahet në monitorim të vazhdueshem pasi ka pak shtim të prurjeve, si pasojë e shkarkime të Hidrocentralit të Banjës, por deri më tani pa rrezik.
- Hidrovorët në gjendje pune dhe gatishmëri të plot.
- Furnizimi me uji të pijshëm në normalitet.
Jemi në monitorim të vazhdueshëm të situatës.









