Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETRreshjet/ Vlora, Shkodra dhe Lezha nën "pushtetin" e ujit

Rreshjet/ Vlora, Shkodra dhe Lezha nën “pushtetin” e ujit

Reshjet e dendura të shiut në vendin tonë kanë shkaktuar probleme të shumta në disa  qytete. Era e fortë dhe reshjet e shumta gjatë mbrëmjes së djeshme, kanë sjellë probleme të shumta në zonën e Dukatit të Vlorës.

Për pasojë janë rrëzuar disa pemë të mëdha. Kjo ka sjellë probleme në qarkullimin e automjeteve. Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse që të lirojë rrugën. Anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla nuk janë lejuar që të dalin në det. Trageti i linjës Brindisi-Vlorë është nisur me 6 orë me vonesë.

Nga ana tjetër, në Dukat dhe Orikum ka pasur shkëputje të dritave. Ende po punohet për rikthimin e energjisë elektrike. Në qafën e Llogorasë ka prezence mjegulle, por dhe erë të fortë gjë që sjell probleme për drejtuesit e automjeteve.

Rajoni i Lezhës është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të lartë gjatë mbrëmjes së të shtunës dhe mëngjesit të kësaj të diele.

Si pasojë e reshjeve janë krijuar problematika në zonën turistike të Shëngjinit, ku janë përmbytur disa akse rrugore, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve.

Gjithashtu një shtim të prurjeve ka pasur dhe në lumenjtë e Drinit dhe Matit, por aktualisht nuk ka rrezik për daljen nga shtrati të tyre. Nga moti i keq është pezulluar lundrimi detar për te gjitha mjetet lundruese, pasi dallgëzimi është shumë i lartë.

Po ashtu ka pasur probleme dhe me furnizimin me energji elektrike në disa fshatra për shkak të dëmtimit të linjave të energjisë. Bëhet me dije se grupet e punës ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e dëmeve.

Problematike vijon të mbetet situata nga reshjet pranë nënkalimit te autostradës ne Fushe Mamurras, ku prezenca e ujit ka vështirësuar kalimin e automjeteve.

Situata nga reshjet vijon të mbetet problematike. Gjendja parashikohet të jetë më e vështirë në Shkodër, Lezhë e Kukës.

Një sipërfaqe prej 400 ha në Fushën e Murriqanit është përmbytur si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Mësohet se ka një tejmbushje të kanaleve kulluese të para, të dyta, të treta në Velipjë, Dajç e Bërdicë. Po ashtu, ka edhe dëmtime të rrugëve dytësore. Nga inertet është bllokuar rruga kryesore në Zues dhe lejohet lëvizja në një korsi.

Ndërkohë, kanë dalë nga shtrati përroi i quajtur Glinë dhe lumi Gjadër. Ata kane dëmtuar rrugë lagjesh edhe infrastrukturën në Qytetin e Vau Dejesit dhe Njesinë Hajmel, Shllak. Mësohet se nuk ka energji elektrike ne pothuajse te gjitha njësite administrative.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME