Sunday, May 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORERrëzohet kërkesa e Fredi Belerit për leje për t’u betuar

Rrëzohet kërkesa e Fredi Belerit për leje për t’u betuar

Apeli i GJKKO-së nuk i jep leje Fredi Belerit për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës. Në seancën e sotme, Apeli i Posaçëm vendosi rrëzimin e kërkesës së Belerit, i cili kërkonte lejen për t’u betuar. Avokati i tij tha se do bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë.

“Duhej bërë betimi, nuk e lënë të bëjë betimin. Ne do ankohemi në Gjykatën e Lartë. Është vendim me elementë të frymës fashiste. Vendimi i shkallës së parë stimulon veprimet e qeverisë për shpalljen gjendjes së jashtëzakonshme në Himarë. Nuk është e vërtetë. Gjykata e la në fuqi pa ndryshuar asnjë pjesë të asaj vendimi. Nuk na u dha arsyetimi. Jemi në fund të procesit, e njëjta treshe e kanë marrë rrugë për ta dënuar dhe marrjen e lejes së posaçme. Në kundërshtim edhe me raste të tjera. E duan me çdo kusht bashkinë e Himarës”, tha avokati.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME