Tuesday, December 3, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMIRriten eksportet shqiptare, deficiti tregtar shkon në rreth 1 miliard euro

Rriten eksportet shqiptare, deficiti tregtar shkon në rreth 1 miliard euro

Deficiti tregtar i Shqipërisë pati një rritje vjetore me 6 për qind në katër muajt e parë të vitit, duke shkuar në 123 miliardë lekë [1 miliard euro] edhe pse eksportet patën një ecuri shumë të mirë në këtë periudhë, sipas raportit të fundit të agjencisë kombëtare të statistikave INSTAT.

Eksportet u rritën me 48.8 përqind në 162 miliardë lekë [1.3 miliardë euro] në periudhën janar-prill, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa importet, të cilat duket se kanë kontribuuar në rritjen e deficitit tregtar, u rritën me 26.7 për qind në vlerën 285 miliardë lekë [2.3 miliardë euro], thuhet në raport.

Ecuria e eksporteve reflekton si arkëtimin e më shumë të ardhurave nga shtrenjtimi i naftës dhe metaleve në bursat ndërkombëtare, ashtu dhe përmirësimin e industrisë së tekstileve e këpucëve.

Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike me 16 pikë përqindje, materiale ndërtimi dhe metale me 14.7 pikë përqindje, dhe tekstile dhe këpucë me 7.8 pikë përqindje.

Vetëm në muajin prill, deficiti tregtar i Shqipërisë arriti në 36 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej 4.6 për qind.

Italia mbetet partneri kryesor tregtar i Shqipërisë në periudhën janar-prill, duke tërhequr eksportet shqiptare me vlerë prej 76 miliardë lekësh [624.7 milionë euro] dhe duke importuar në Shqipëri mallra me vlerë prej 66 miliardë lekësh [542.5 milionë euro].

Shqipëria eksportoi kryesisht tekstile dhe këpucë, minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike dhe materiale ndërtimi e metale.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME