Fier – Bashkia rrit taksat për farmacistët, ata grumbullohen tek bashkia.
Afro 60 farmacistë janë grumbulluar mëngjesin e sotëm para bashkisë Fier. Shkaku i grumbullimit ka qënë rritja e taksave bashkiake për biznesin e tyre.
Ata pohuan se ky është grumbullimi i dytë pasi një është berë më parë dhe vetëm dy farmacistë ishin pranuar në takim me përfaqsues të bashkisë i cili u kish pohuar se kto taksa janë miratiar në këshillin bashkiak e do të vilen prej bashkisë rregullisht.
Edhe ditën e sotme ata presin që të kryejnë takim me kryetarin Armando Subashi ose me vartës të tij me qëllim që të parashtrojnë kërkesat e tyre për uljen e taksave bashkiake që sipas tyre janë disa herë më të larta se kolgët e tyre në bashki të tjera të vëndit.