Tuesday, May 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETBashkia Rroskovec do TEC por banorët dhe këshilltarët nuk duan.

Bashkia Rroskovec do TEC por banorët dhe këshilltarët nuk duan.

Nga Tedi Blushi – Kriminale dhe e pabesë (siç di vetëm “Rilindja”) tentativa e Bashkisë së Roskovecit për t’i hapur rrugën ndërtimit të një termocentrali në zonën bujqësore të fshatit Suk dhe rrethinave të tij, duke u çuar “vdekjen” te dera e shtëpisë, një komuniteti të mrekullueshëm dhe punëtor, që aq shumë ka vuajtur nga ndotja dramatike e puseve të naftës.

Zona e Roskovecit është një zonë bujqësore e suksesshme, e mbjellë deri në 700 hektar me sera, që duhet të mbështetet fuqimisht me subvencione dhe jo të asgjësohet përfundimisht me të tilla projekte shkatërrimtare, korruptive dhe me pasoja tepër të rënda për shëndetin dhe jetën e qytetarëve, por edhe për pronat e tyre.

Qytetarët e nderuar të Roskovecit meritojnë urgjentisht transparencë:

❌ Pse nuk janë vënë në dijeni të projektit dhe pse nuk janë thirrur kurrë në dëgjesa publike?
❌ Kush është investitori privat dhe kush përfiton financiarisht nga ky projekt, qartazi në dëm të banorëve, dhe sidomos të fermerëve?
❌ Pse TEC-i do ndërtohet në një tokë të punueshme, që ligji e ndalon?
❌ A është ndërtimi i TEC-it të Roskovecit një skemë kriminale e ngjashme me inceneratorët?

Kundërshtojmë me forcë këtë projekt dhe mbështetim plotësisht shqetësimin e drejtë të komunitetit të dashur të Roskovecit.

( Në mbledhjen e këshillit bashkiak të zhvilluar pak ditë më parë kjo ide e hedhur nga drjtuesit e këshillit bashkiak është kundërshtuar nga këshilltarët e majtë dhe të djathtë duke e rrëzuar si kërkesë)

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME