AKTUALITET
Rrufeja godet 200 krerë dele

Delvinë – Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot mbi fshatin Kopaçez, në Bashkinë Delvinë. Një goditje rrufeje ka shkaktuar ngordhjen masive të një tufe delesh.
Sipas informacioneve të para, shkarkimi i rrufesë është bërë shkak për ngordhjen 150 deri në 200 krerë dele. Mësohet se tufa e dhenve u përkiste dy vëllezërve barinj, Klement dhe Ariani Xhelili.
Ngjarja përbën një dëm të madh ekonomik për familjen e blegtorëve, të cilët siguronin të ardhurat kryesisht nga aktiviteti blegtoral.
Mësohet se veterinerët janë nisur drejt zonës për të kryer verifikimet dhe ekspertizën përkatëse.
Autoritetet pritet të japin një raport zyrtar pas përfundimit të kontrolleve në terren.









