Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORERruga kuqezi drejt takimit me historinë: nga Kishinjevi mund të presim biletën...

Rruga kuqezi drejt takimit me historinë: nga Kishinjevi mund të presim biletën për në Gjermani

Përgatitjet e kombëtares për ndeshjen kundër Moldavisë, për kualifikueset e Euro Gjermani 2024, tashmë kanë nisur. Sylvinho ka mundur sot të kryejë edhe seancën e parë të plotë stërvitore me të gjithë lojtarët. Kuqezinjtë do të kenë edhe një ditë intensive në Shqipëri, përpara se të bëhen gati për transfertën më të rëndësishme që nga ajo e Armenisë në vitin 2016.

Kuqezinjtë shkojnë në takimin më të rëndësishëm të kësaj fushate eliminatore, në kohën kur një pikë i dërgon të besuarit e Sylvinhos në Gjermani. Asgjë nuk i lihet rastësisë në këtë pikë, me itinerarin e përcaktuar në detaje, deri në përballjen e të premtes, me orën 18.00 me orën e Tiranës.

Skuadra do të kryejë të mërkurën në orën 16.45 në Arena Kombëtare, të fundit e testit që tekniku brazilian ka menduar për të befasuar moldavët. 15 minuta të hapura për median, pastaj pas dyerve të mbyllura do të punohen detajet e fundit taktike.

DREJT MOLDAVISË

Të enjten pastaj kuqezinjtë do të nisen në takimin me historinë. Sidoqoftë, fluturimi me çarter do t’i mundësojë kombëtares mbërritjen në aeroportin e Kishinjevit rreth mesditës me orën lokale. Akomodimi do të jetë në një hotel pranë qendrës së qytetit e pranë aeroportit për të evituar lëvizjet e gjata. Në orën 17.15 pastaj do të jetë konferenca për shtyp e teknikut Sylvinjo dhe një futbollisti, që do të paraprijë seancën zyrtare stërvitore, të programuar në orën 18.00. Ashtu si është tashmë e zakonshme, seanca në stadiumin Zimbru është menduar rreth orarit të ndeshjes, që do të luhet të premten.

Shqipëria do të kërkojë të ruajë pathyeshmërinë që zgjat nga debutimi me Poloninë, humbja e vetme e brazilianit Sylvinho. Kthimi pastaj do të jetë po të premten, me synimin që kuqezinjtë të shtunën të nisin menjëherë përgatitjet për ndeshjen e fundit kualifikuese me Ishujt Faroe. Me shpresën se në duar do të kenë edhe një biletë për në Gjermani, të prerë në Kishinjev.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME