AKTUALITET

Safet Bajri shfaqet LIVE në TV: E vërteta e konfliktit me familjen Lici

Forcat RENEA ndërmorën një aksion blic orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure në lagjen Dobraç, në qytetin e Shkodrës. U raportua se efektivët kishin në duar kërkesat e SPAK për ekzekutimin e disa urdhrave arresti për ngjarje të ndryshme kriminale. Të njëjtat burime thanë se RENEA ushtroi kontroll edhe në banesën e Safet Bajrit, një emër i njohur për drejtësinë, por ky i fundit nuk u gjend.

Në mbrëmje ai është shfaqur LIVE në emisionin “Top Story” ku po diskutohej për këto zhvillime. Ai mohoi gjithçka duke deklaruar se emri i tij po keqpërdoret dhe se nuk ka lidhje me asnjë ngjarje kriminale.

I pyetur se përse RENEA kishte kryer kontrolle në banesën e tij, ai u shpreh se sa herë që efektivët kanë shkuar në banesën e tij, ai u ka vënë në dispozicion kamerat e sigurisë.

I përfolur për një konflikt të përgjakshëm me familjen Lici me pasojë disa të vrarë në atentate, ai tha se “nuk ka pasur kurrë konflikte me këtë familje”.

“Në lidhje me masakrën e Dobraçit unë ua kam dhënë kamerat. Unë me atë familje nuk kam pasur kurrë asnjë problem. Asnjëherë në jetë nuk kemi pasur probleme me familjen Lici.

Konflikti me familjen Lici nuk ekziston. Njerëzit mund të kenë inat pse unë kam shok x apo y… Unë Asmer Bilalin e kam shok dhe nuk e mohoj. Kurrë në jetë nuk i kam ndërhyrë në probleme dhe as nuk e lejoj të më ndërhyjë në problemet e mia”, – tha ai.

I pyetur në lidhje me pasuritë e tij dhe nëse ka pasur sekuestrim, ai tha se çdo gjë është e verifikueshme dhe se nuk ka pasur asnjëherë sekuestrime.

“Unë kam bërë 13 vite burg, kam bërë 4 vite kam dalë i pafajshëm, kam bërë dhe 2 vite dhe prapë pastaj ma pushuan çështjen, 6 vite tërë jetën”, – deklaroi ai.

I akuzuar për përfshirje në fushatë elektorale për PS-në dhe në mbledhja votash për partinë në pushtet, ai sërish e mohoi: “Nuk i njoh fare dhe nuk më intereson politika”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button