Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORESalianji “dezerton” nga opozita: Të ndalen flakadanët në Kuvend

Salianji “dezerton” nga opozita: Të ndalen flakadanët në Kuvend

Deputetë demokratë që prej tre muajsh hedhin flakadanë, mbulojnë me tym e bllokojnë seancën parlamentare mendojnë se kjo duhet të marrë fund. Këtë mendim e thekson fort deputeti Ervin Salianji, nënkryetar i grupit parlamentar të PD-s. Salianji është duke kërkuar forma të reja reagimi nga opozitarët.

“Duhet një diversifikim, duke gjetur forma dhe mënyra të tjera radikalizimin duhet ta prodhojmë dhe me forma të tjera, me njerëzit. Ne nuk duhet të mbetemi peng vetëm i kësaj çështjeje, por duhet të diskutojmë për të gjitha temat e tjera që shqëtësojnë shoqërinë”, theksoi ai.

Qëllimin e nisjes së aksionit, Salianji e quan të përmbushur, megjithëse thekson se opozita duhet të vijojë të kërkojnë komisionet hetimore apo përbërjen në komisionin e reformës zgjedhore.

“Aksioni opozitar ka arritur ta ndërgjegjësojë shqoërinë shqiptare lidhur me këtë element dhe kanë mbetur dy rrugë të cilat, që ose të radikalizohet më tej ose të gjendet rrugë tjetër zgjidheje”, shtoi Salianji.

Edhe bashkimi i dy grupeve që takohen së bashku prej fillimit të shtatorit, por që ende shmangin selinë blu, duhet të mbyllet, thotë deputeti demokrat.

“Nuk duhet zvaritur më, ne duhet të gjejmë një rrugë, ose të bashkohemi në diversitet ose, secili të mendojë të bëj politikën ashtu siç e mendon”, tha ai.

Nëse ky bashkim rrezikon të marrë dhe shumë kohë, deputetët, edhe Salianji, mendon të marrë një rrugë tjetër.

“Besoj që shumë shpejtë do të mbaj qëndirm, nëse nuk kemi një konkulzion, nëse ngjarjet zhvillohen më këtë rritëm të ngadaltë.”, përfundoi Salianji./ABC News

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME