Salianji: S’kam interesa personale, por PD duhet të zgjohet

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji tha në një intervistë në “Studio 24” se forcimi i Partisë Demokratike i shërben shoqërisë. Ai foli për takimet me demokratët dhe me më të votuarit, duke thënë se nuk ka aspak një interes personal, por qëllimi kryesor është zgjimi i PD dhe se është e domosdoshme që PD të ripërtërihet.
“Kjo është përfaqësim i një shqetësimi që ekziston te shumë demokratë dhe në shoqëri. PD në këndvështrimin tim po qëndron në vend. Mos hapja, mos mbajtja e përgjegjësive është një avantazh i padrejtë që ka Rama. Ne duhet ta zgjojmë PD dhe duke zgjuar PD ndodhin gjithë proceset e tjera.
Faza e parë ka qenë zgjimi kjo nuk bëhet për interes personal dhe unë kam shumë marrëdhënie të mira me Berishën. Por kam shqetësim që e tejkalon interesin personal. Pra e shoh që jo vetëm duhet të kemi hapa të rëndësishëm por duhet edhe të kemi në konsideratë interesat e qytetarëve”, – tha ai.
Gjithashtu Salianji shtoi se rezultati i zgjedhjeve të 11 majit ka qenë i padëshiruar.
“Unë kam shprehur shqetësimet e mia te kryetari i partisë, kam pritur se më është thënë duhet të presim raportin e OSBE/ODIHR. Dhe pasi kam parë që se ka pasur dakordësi që zgjedhjet nuk kanë qenë siç duhet dhe kam thënë që duhet të bëjmë protestë. Kam kërkuar analizë me metodologji të caktuar dhe kur zëvendëskryeministrja u mor e pandehur kam kërkuar të bëjmë revoltë. Pra kam menduar të takoja njerëz të tjerë”, tha ai.
“Qëllimi është që PD të bëhet fituese”, u shpreh Salianji.
Ai tha se është shumë e rëndësishme që në PD të ketë meritokraci.
“Qëllimi është që PD të fitojë zgjedhjet, dhe kështu siç jemi nuk i fiton dot. PD duhet të kthejë disa kolona që e kanë dëmtuar PD. Unë kërkoj që të ketë meritokraci që karrierat në PD të avancojnë në bazën e disa parimeve. Të vendosim të gjithë bashkë që kush del i parë me votë të jetë ky. Në këtë fazë, unë ka disa mendime dhe po pyes demokratë të tjerë. Për të qenë korrekt nuk ka pasur rast të ngjashëm Konkurrimi është një gjë dhe takimi me demokratë gjë tjetër”, tha ai.
Më tej Salianji nënvizoi se është shumë e rëndësishme që Partia Demokratike të bashkohet.
“Qëndrimi im është ky që PD të jetë fituese, e kam personal sepse kam hyrë në burg për këtë parti. Interesi im personal është që të rrëzohet Rama një ditë më parë. E ndjej vuajtjen që kanë demokratët dhe shoqëria. Unë jam duke folur si të përmirësohet PD, unë këtë diskutim kam.
Ka dy qëndrime një është që Rama na vjedh zgjedhjet, unë them që s’mund të themi gjithë kohën nuk mundet Rama dhe për këtë them se e mundim Ramën duke u nisur nga vetja. Nuk kemi vendosur asnjë diskutim se çfarë do bëhet me zotin Berisha, por për disa probleme që ekzistojnë në PD. Ndaj them duhet ripërtërirë. Ne po bëjmë përpjekje për bashkim”, u shpreh Salianji.











