Detaje/ Tritoli në Shkodër u vu nga dy persona me motor

Detaje të reja kanë dalë nga shpërthimi me tritol në biznesin në Shkodër. Mësohet se kanë qenë dy persona me motorr, të cilët kanë vendosur tritolin dhe janë larguar me shpejtësi.
Nga kamerat e sigurisë duken dy të rinj në moshë të re dhe autorët janë me kapuç në kokë dhe fytyrat e mbuluara për tu mos u identifikuar.
Në vendngjarje është drejtori i policisë Shkodër Gent Berberi dhe pronari i subjektit Lulzim Mehmeti.
Kompania “Lufa Print” operon prej shumë vitesh në Shkodër si një prej subjekteve më të vjetra në qytet.
“Rreth orës 22:20, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, te dera e një subjekti për reklama, dyshohet se është vendosur lëndë plasëse. Si pasojë ka pasur vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve” – thuhet në njoftimin e policisë.









