Një ndër artistet më të dashura për publikun dhe një ndër personazhet publikë më hermetik sa i takon jetës sentimentale, Samanta Karavella duket se i ka dhënë fund beqarisë.
Burime për IconStyle konfirmojnë se artistja është fejuar më 29 dhjetor 2021. Janë siguruar dhe pamje nga momenti i propozimit dhe nga një festë familjare ku Samanta ka ekspozuar unazën e fejesës.
“Dita më e mirë e jetës sime! Ajo tha ‘Po’”, shkruan partneri i saj pasi ka publikuar dy foto në rrjetin social Instagram.
Së fundmi, këngëtarja ka publikuar një projekt muzikor rreth një muaj më parë që titullohet “E vogla”.