Samsung do të prezantojë celularin e ri këtë muaj

Samsung do të prezantojë celularin e ri me tri palosje në samitin Asia-Pacific Economic Cooperation në Korenë e Jugut që do të mbahet gjatë këtij muaji.
Do të jetë pajisja e parë e kompanisë me dy ‘mentesha’ duke e bërë të ketë dy funksione: si celular dhe tablet. Burime për Bloomberg thonë se do të vendoset në një ekspozitë për teknologjinë e fundit koreane krahas samitit multilateral.
Për Samsung, kjo ngjarje do të jetë një prozhektor i madh për një produkt sepse mund të vulosë reputacionin e kompanisë si pionere në teknologji. Para Samsung, ishte Huaëei ajo që prezantoi vitin e shkuar në Kinë pajisjen e parë në botë me tri palosje.
Pjesëmarrësit nuk do të mund ta prekin pajisjen sepse do të vendoset brenda një kutie xhami. Prezantimi i plotë për daljen në treg mund të ndodhë më vonë gjatë këtij viti.
Tregu i pajisjeve të palosshme është një hapësirë konkurruese, ku të gjithë luftojnë për copën më të madhe. Samsung prezantoi në korrik Galaxy Z Fold 7, e cila ka rezultuar një sukses për shkak të dizajnit të hollë dhe të lehtë.
Konkurrenca pritet të shtohet pasi Apple synon të sjellë iPhone e parë të palosshëm vitin e ardhshëm.









