Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETSaraçi: Rama ka shkelur kushtetutën dhe ligjet e vendit, autoritetet duhet të...

Saraçi: Rama ka shkelur kushtetutën dhe ligjet e vendit, autoritetet duhet të ndërhyjnë

I ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri TV ishte gazetari Romir Saraçi.

Saraçi është shprehur se Rama ka shkeluar kushtetutën dhe ligjet e vendit duke shkuar deri në pikën ku ka kërcënuar qytetarët për votën e tyre në 14 maj.

Ne duhet të ndajmë pozicionin e Edi Ramën në fushatë nëse është kryetari i PS apo kryeministri i vendit. Ajo deklaratë e Ramën është një abuzim me detyrën deri në fazën që e bën këtë. Duhet të ketë një reagim nga KQZ e cila është një deklaratë e cila shkon deri në kufirin e shkeljes kushtetuese  pasi diskriminon qytetarët për shkak të bindjes së tyre.

Për të sqaruar qytetarët, kjo deklaratë është e pamundur pasi  ligji për financimin e qeverisjes vendore e parashikon qartë se si ndahen financat për çdo bashki dhe është e pamundur që qeveria të bëjë një ndarje të re nëse nuk bazohet te ky ligj.

Kjo është një blof politik e cila ka regjistruare një shkelje të rëndë nga ana e Ramës pasi ka shfrytëzuar resurset shtetërore për të ndikuar drejtpërdrejtë në bindjen e votuesve.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME