Thursday, April 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBanorët e Dërmënasit mbështesin Evdar Kodhelin

Banorët e Dërmënasit mbështesin Evdar Kodhelin

Fier – Situatë të pashpresë , varfēri, kushte mbijetese dhe mungesë të perspektivës kanë përcjellë banorët e fshatit Dërmënas në takimin me kandidatin e koalicionit “ Bashkë Fitojmë” Evdar Kodheli, drejtuesin politik të qarkut z. Luan Baci, dhe përfaqësuesit e kryesisë së degës së Partisë Demokratike.

Koha e investimeve elektorale , selektive dhe e fasadave ka marrë fund , ndaj socialistët këtë herë do të jenë të humbur , u ka thënë banorëve deputeti Baci teksa ka theksuar se fitorja e sigurt në   14 Maj , jo vetëm në bashkinë Fier , por në të gjithë Shqipërinë do të na rikthejë edhe logon edhe vulën e Partisë Demokratike. 

Ndërkohë kandidati Kodheli ka theksuar se koha e kamikazëve politikē do të marrē fund dhe se institucioni i bashkisë do të jetë derë e hapur pēr të gjithë qytetarët . Banorët kanë marrë premtimin se në 14 Maj shërbimi do iu rikthehet gjithë qytetarëve e pa asnjë dallim, duke theksuar se një prioritet të vecantë do të kenë personat me aftësi ndryshe, të lënë pas dore në këtë zonë.

https://fb.watch/k7gmnCYl5k/?mibextid=NnVzG8

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME