Sassuolo fiton minimalisht përballë kampionëve të rinj të Serisë A dhe ndez shpresën për mbijetesë. Ekipi i Nedim Bajramit dhe Marash Kumbullës morën maksimumin e pikëve pas një serie prej tri humbjesh dhe po kaq barazimesh.
Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Lauriente në fillim të takimit. Inzaghi aktivizoi nga minuta e parë Kristjan Asllanin, që u zëvendësua në minutën e 74-t nga Klaasen.
Sassuolo ka shanse të reduktuara për qëndrimin në elitë, por është e vetmja skuadër që e ka mposhtur dy herë Interin në këtë sezon.