Është rikthyer në portin e Durrësit, pas 3 viteve mungesë një nga anijet më të mëdha në botë me vela.
“Sea Cloud” është ankoruar mëngjesin e sotëm në kalatën nr. 4 të portit, ndërkohë që pritet të largohet pasditen e sotme, për të udhëtuar drejt Sarandës.
Veliera më e madhe në botë kalon ditën e Kurban Bajramit në Durrës, ndërsa solli turistë elitarë në qytetin e Krujës.
Anija super luksoze e ka vizituar për herë të fundit portin tonë vjeshtën e vitit 2019, vit përgjatë të cilit u ankorua 3 herë në Durrës.
Serbët mbrojnë shqiptarin nga malazezët, partia pro-Beograd do mbështesë Abazoviç nëse përballet me votëbesim
Anija luksoze me gjatësi 109.5 metra është ankoruar në kalatën nr.4 të portit, shumë pranë vinçave të ngarkim shkarkimit.
Mjeti lundrues thuajse 100-vjeçar (është prodhuar në vitin 1931) shërben që nga viti 1979 si krocerë.
Në bordin e velierës “Sea Cloud” ndodheshin 50 turistë elitarë, të cilët kanë vizituar gjatë paradites qytetin e Krujës./ Ora