Saturday, April 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETSeanca për divorcin, 34-vjeçari bën për spital avokatin

Seanca për divorcin, 34-vjeçari bën për spital avokatin

Një proces normal divorci, përfundoi me dhunimin e njëri prej avokatëve. Ergys Selmani është goditur në ambientet e zyrës pranë mjediseve të Gjykatës së Fierit.

Daniel Shkrela që e ka dhunuar, mësohet se është në proces divorci dhe Selmani ka qenë avokat i palës paditëse. Debati ka qenë i ashpër në brendësi të zyrës, duke përfunduar në dhunimin e Selmanit.

Nga ekspertët po merren kamerat e sigurisë, ndërsa avokati është shoqëruar për ndihmë mjekësorë në mjediset e spitalit të Fierit.

“Rreth orës 15:40, në lagjen “29 Nëntori”, Fier, shtetasi D. Sh., 34 vjeç, banues në Fier, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta në zyrën e tij, shtetasin E. S., 50 vjeç, me detyrë avokat”, njofton policia.KJ

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME