Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETSelishta, fshati me 100 shtëpi dhe 20 banorë (foto e video)

Selishta, fshati me 100 shtëpi dhe 20 banorë (foto e video)

Fier – Fshatrat e zomës së Cakranit po boshatisen nga krahu i punës. Në fshat kanë mbetur moshat e treta. Për të grumbulluar prodhimet në ara puntorët i marrin nëpër fshatrat fqinje, ndërsa prodhimet po i hanë bagëtia për mungesë tregjesh e pika grumbullimi.

Zona e Cakranit ka toka pjellore dhe me prodhimtari të lartë si në kultura bujqësore ashtu dhe në vreshtari dhe ullishte. Mungesa e vaditjes së tokave eshe pse ndodhen fare prane lumit Vjosa, mungesa e pikave të grumbullimit të prodhimeve nga bujqësia, mungesa e tregjeve, subvencioneve nga ana e qeverisë ka bërë që mosha për punë ti drejtohet emigracionit duke punuar në arat dhe serat e Italisë dhe Greqisë.

Selishta është një nga 13 fshatrat e Cakranit ku banorët duke mos pasur rrugë, ujë, shkollë, kopësht janë larguar nga fshati në emigrim dhe më fshat tashmë ka afro 100 shtëpi por që nuk ka më shumë se 15 familje.

Moshatarët e mbetur në fshat pohojnë se kushtet e vështira që po jetojnë aktualishtë ka bërë që të rinjtë të ikin për nje jetë në të mirë, po ngrenë famiëjet jahst e vijnë vetem per pushime, duan të na marrin dhe ne por nuk i braktisim dotë banesat e tokat.

Ata pohojnë se shkolla për këtë vit e mbullën nuk ka fëmijë, dhe ata pak që jane i çojnë në këmbë në fshatrat e tjerë , nuk kan të paguajnë makina sikundër dhe për të bledhur prodhimet në ara kërkojnë puntërë në fshatar e tjerë afër. Një fermer kishte vresht por nuk erdhi askush tia merte prodhimin dhe pa lekë nuk e shiti dotë dhe tani prodhimin e vreshtit, rrushin po e hane dhitë.

Kështu si në fshatin Selishtë e njëjta situatë është edhe në fshatrat e tjerët të zonës së Cakranit si në Vjosë, Varibop, Buzmadh, Tojkan, Hambar, Vreshtas, Gorishovë etj vendi po boshatiset e prodhimet po mbeten arave se ska kush ti mbledhi. ALB365

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME