Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedSerbët në veri sulmojnë me bombë njësitin e EULEX

Serbët në veri sulmojnë me bombë njësitin e EULEX

Një sulm i fundit në veri të vendit dyshohet se ka targetuar një njësit të EULEX-it, raporton KlanKosova.

EULEX-i dhe Policia e Kosovës ende nuk kanë dhënë ndonjë konfirmim lidhur me këto raportime.

Prej disa ditësh serbët e mbështetur nga Beogradi po përpiqen të krijojnë tension. Presidenti Vuçiç deklaroi sot se do t’i kërkojë KFOR-it të lejojë hyrjen e trupave serbe në veri të Kosovës.

Ndërsa kryeministri Albin Kurti tha se tashmë grupet kriminale serbe pas shtyrjes së zgjedhjeve në veri s’kanë më asnjë preteks dhe se po kërkojnë kinse gjakderdhje. Kurti siguroi se Policia e Kosovës nuk do të tërhiqet përballë këtyre presioneve.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME