Saturday, April 1, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTSfida me Arabinë Saudite, kuqezinjtë nisen për në Abu Dhabi

Sfida me Arabinë Saudite, kuqezinjtë nisen për në Abu Dhabi

Më 26 tetor, ekipi Kombëtar i Futbollit ka miqësoren me Arabinë Saudite. Kuqezinjtë mbyllën seancën e dytë stërvitore ku grupi u pa i plotë dhe gati për sfidën. Edhe këtë herë trajneri Edi Reja nuk ka dashur t’i ngarkojë lojtarët pasi shumica prej tyre vinin nga ndeshjet e kampionatit dhe ngarkesa ka qenë e lehtë.

Me grupin janë bashkuar dhe Sherif Kallaku, Ardit Deliu, Redon Xhixha dhe Arbnor Muçolli ndërsa pesë nga futbollistët e ftuar do të udhëtojnë menjëherë në Abu Dhabi mbrëmjen e të hënës për t’ju bashkuar grumbullimit.

Fjala është për Ardit Tolin, Mario Mitaj, Bekim Balaj, Elhan Kastrati dhe Gentian Selmani, të cilët ishin të impenjuar me klubet e tyre këtë të dielë. Skuadra kuqezi do të zhvilloj të martën e 25 tetorit dhe seancën e fundit zyrtare në “Al Nahyan Stadium” të Abu Dhabit aty ku do të zhvillohet edhe ndeshja të mërkurën. Takimi është i programuar më 16:30 me orën shqiptare

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: