Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORESHBA dhuron për ushtrinë shqiptare dy helikopterë ‘Black Hawk’

SHBA dhuron për ushtrinë shqiptare dy helikopterë ‘Black Hawk’

SHBA mbetet aleati strategjik për Shqipërinë.

Kanë mbërritur sot në vendin tonë 2 helikopterëve amerikanë ‘Black Hawk’.

Ministri Peleshi në një reagim në rrjetet sociale e cilëson këtë si një investim shumë të rëndësishëm për Forcat e Armatosura, teksa shpreh mirënjohjen për SHBA për mbështetjen e vazhdueshme ndaj vendit tonë.

“Dy helikopterët Black Hawk mbërritën në vendin tonë si një investim shumë i rëndësishëm për Forcat tona të Armatosura. Mirënjohje e veçantë për partnerin tonë strategjik #SHBA për mbështetjen e tyre të vazhdueshme! Mbrojtja dhe siguria e vendit tonë, prioriteti ynë absolut!”, shprehet Peleshi.

Reagon edhe ambasada amerikane në Tiranë:

Mbërritje historike e helikopterëve të parë UH-60 Black Hawk të Shqipërisë. Një avion transportues C-17 i Shteteve të Bashkuara erdhi sot në Tiranë për të dorëzuar porosinë e parë të Shqipërisë për helikopterë Black Hawk, mbështetur me mbi 50 milionë dollarë nga fondet e ndihmës së SHBA.

Helikopterët e rinj do të ndihmojnë në forcimin e aftësive të forcave ajrore të Shqipërisë dhe aftësinë për të kryer evakuim mjekësor, rikuperim të personelit, misione kërkim-shpëtimi, si dhe mbështetje të lëvizjeve logjistike të NATO-s për operacione dhe stërvitje. Shtetet e Bashkuara janë krenare për partneritetin e fortë me Shqipërinë në fushën e mbrojtjes.​

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME