Nga Hazbi Dida
Komuniteti shqiptar në Amerikë është një vlerë e shtuar e kombit tonë, jo vetëm për faktin se po kontribon në ruajtjen e identitetit kombëtar përmes mësimit të gjuhës shqipe, por gjithashtu kalendarit vjetorë i janë shtuar edhe dhjetra evenimente të tjera po kaq të rëndësishme që synojnë të bashkojnë gjithë shqiptarët në USA.
Falë këtij bashkëpunimi të shkëlqyer tashmë të krijuar mes shqiptarëve të Malit të Zi, Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipëris, komuniteti ynë në një far mënyre realizoj ëndrën e madhe të Konicës dhe Nolit. Është shumë e qartë se si diaspora jonë është bashkuar si kurrë më parë dhe i promovon vlerat tona artistike dhe kombtare në një vënd me standarte të larta demoktatike sikurse janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në kuadër të angazhimit tim për të mbështetur përpjekjen e ndershme të stafit arsimor shqiptar kudo në Amerikë, por vecanërisht në zonat ku unë marr informacion të rregullt për mbarvajtjen e procesit mësimor apo dhe vijueshmërin e këtyre aktiviteteve ju bëj thirrje shqiptarëve të interesuar që jetojnë në New York, përkatësisht në Manhattan, Brooklyn dhe Staten Island të na kontaktojnë në këtë nr 917 209 8150 për të regjistruar fëmijët në shkollat shqipe apo për të marrë pjesë në kalendarin e aktiviteteve vjetore.