Shihni momentin kur tërmeti 6.1 ballë shkund Turqinë Perëndimore

Ekipet e Emergjencave dhe Menaxhimit të Fatkeqësive po vijojnë punën për shpëtimin e jetëve njerëzore, të cilët mbetën në rrënoja si pasojë e tërmetit 6.1 ballë që goditi mbrëmjen e kësaj të diele Turiqinë Perëndimore.
Tërmet me magnitudë 6.1, me epiqendër në rrethin Sındırgı të provincës Balıkesir, goditi në orën 7:53 të mbrëmjes, ndërsa lëkundjet u ndjenë edhe në Stamboll dhe Izmir.
Një person është shpëtuar nga rrënojat e një ndërtese trekatëshe që u shemb nga tërmeti me magnitudë 6.1 që ndodhi në lagjen Sındırgı të Balıkesirit.
Duke vazhduar punën e tyre, ekipet nxorën një person tjetër nga rrënojat pas pak kohe, ndërsa pesë persona ishin shpëtuar më parë nga ndërtesa.
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë që ndodhi në orën 19:53 në lagjen Sındırgı të Balıkesirit u regjistrua nga kamerat e sigurisë në tregjet në lagjen İnegöl të Bursës.
Pamjet filmike tregonin momentet kur produktet binin nga raftet dhe qytetarët iknin të panikosur për shkak të dridhjeve.
Ministri i Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike, Murat Kurum, deklaroi se ekipet po kryenin punë për vlerësimin e dëmeve në terren pas tërmetit me magnitudë 6.1 në rrethin Sındırgı të Balıkesirit, duke shtuar: “Ne jemi në gatishmëri me të gjitha njësitë tona dhe po vlerësojmë çdo raport që marrim.”
Kurum u bëri thirrje qytetarëve të mos hyjnë në ndërtesat e dëmtuara gjatë kësaj periudhe.
“Po monitorojmë zhvillimet dhe u urojmë të gjithë qytetarëve shërim të shpejtë”, thuhet në reagimin e ministrit./ CNN TURK.











