Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETShikoni protestën kundër qëndrimit të Ramës për Kosovën (vidio)

Shikoni protestën kundër qëndrimit të Ramës për Kosovën (vidio)

Një protestë po zhvillohet përballë kryeministrisë pas tensioneve veri të Kosovës. Me flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës në duar, ata kërkojnë më shumë mbështetje nga qeveria e Shqipërisë për Kosovën.

“Duam bashkimin e kombit”, “F**k traktati i Lozanës, Londrës dhe Berinit”, janë këto disa nga sloganet në protestë. Sakaq demonstruesit valvisin flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës.

“Protesta ka për temë situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Shkak është bërë dhe qëndrimi i mbajtur nga qeveria shqiptare. Arsyeja pse protestuesit po protestojë para Kryeministrisë është qëndrimi i mbajtur nga qeveria dhe deklaratat e saj. Këta protestues i kërkojë qeverisë shqiptare që të mos jetë e paanshme, por të jetë krah Kosovës. Në rrjetet sociale shkruhet se nuk duhet të ishte anuluar mbledhja e dy qeverive, pavarësisht arsyeve. Tjetër faktor është vendosja e sanksioneve.
Protestuesit janë duke valëvitur flamujt e Kosovës, Shqipërisë, SHBA-ve dhe BE-së. Ata janë duke bërë thirrje për situatën në veri të Kosovës. Protestuesit kanë vendosur që gjatë qëndrimit para Kryeministrisë, do të vendosin muzikë dhe këngë patriote. Nuk përjashtohet mundësia që edhe shqiptarë të Kosovës të jenë pjesë e protestës”, raportoi gazetari Osman Stafa.

Kjo protestë është nxitur nga qëndrimet e kryeministrit Edi Rama për situatën në Kosovë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME