Thursday, March 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETShiste doza heroine dhe canabis arrestohet Marjus Gjoni në Lushnje

Shiste doza heroine dhe canabis arrestohet Marjus Gjoni në Lushnje

Lushnjë – oditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Shiste në afësi të lokaleve, doza të lëndëve narkotike heroinë dhe kanabis, në kuadër të operacionit policor të koduar “Dozat”, vihet në pranga 24-vjeçari.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kanabis dhe një shkop metalik që iu gjetën këtij shtetasi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, me mbështetjen e inteligjencës informative, për një rast të shitjes në afërsi të lokaleve të qytetit të Lushnjës, të drogave të forta dhe kanabisit, në doza, në kuadër të operacionit policor të koduar “Dozat”, kapën dhe arrestuan autorin e dyshuar të këtij rasti, shtetasin M. Gj., 24 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë.

Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë i gjetën 24-vjeçarit, një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një shkop metalik si i Policisë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprime të metejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME