Friday, October 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETShiste kanabis në Divjakë/ Arrestohet 23 vjeçari, në hetim blerësi

Shiste kanabis në Divjakë/ Arrestohet 23 vjeçari, në hetim blerësi

Një 23 vjeçar në Divjakë është arrestuar në flagrancë, teksa po shiste canabis sativa një 20 vjeçari.

Nga operacioni i koduar “Done Deal” është bërë i mundur gjithashtu edhe sekuestrimi i 267 dozave të lëndës narkotike, canabis sativa, të cilat 23 vjeçari me iniciale K.F, po ja shiste 20 vjeçarit me iniciale E.N., ku për këtë të fundit u dha vendimi, ndjekje në gjendje të lirë.

Njoftimi i Policisë:

Divjakë/ Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Done deal”.

Si rezultat i informacioneve nga inteligjenca policore, goditet në flagrancë një rast i shit-blerjes së dozave të cannabis sativës.

Arrestohet 23 vjeçari që po shiste dozat dhe procedohet në gjendje të lirë 20-vjeçari që po i blinte ato.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në 267 doza, me qëllim shitjen.Në vijim të operacioneve antidrogë, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Done deal”.

Gjatë operacionit, në lagjen nr. 2, Divjakë, u kap në flagrancë shtetasi K. F. teksa i shiste doza cannabisi, shtetasit E. N. Në vijim, gjatë kontrolleve në banesën e shtetasit K. F., shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndarë në 267 doza, të gatshme për shitje.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestua shtetasi K. F., 23 vjeç, u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. N., 20 vjeç, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dozat e lëndës narkotike.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME