Shkarkohet Arjan Fasko, pritet emërimi i Zhukës

Arjan Fasko ish drejtori i OSHEE për zonën e Fierit është shkakruar në orën 11:00 të së enjtes nga vetë zonja Belinda Balluku. Lajmi konfimrohet nga burime informacioni brenda këtij institucioni.
Burime informacioni pohojnë për ALB365 se Arjan Fasko nuk po mbështeste në fushatë elektorale të preferuarin e Ballukut, Ceno Klosin , por kandidatin tjetër të PS Klevis Jahaj. Po këto burime pohuan se afro dhjetë ditë më parë Fasko është ndalur në pedonalen krysore të Fieri në makinën e tij ku i kanë thonë ndrysho “shënjestër”, por ai e ka kaluar lehtë këtë gjë por nuk ka vonuar as tre ditë dhe ai është shkakruar të enjten e kaluar.
Zyrtarishtë ende nuk dihen arsyet e shkarkimit të Faskos, por pohojnë se ai u shkarkua dhe pritet zëvendësimi i tij.
Kjo metodë duket tamam si ato të zbatuara herë të tjera ku shefat të shkarkojnë e më pas të hedhin “byzylykët”. Mësohet se Arjan Fasko ka shumë mundësi që të ketë udhëtuar jashtë kufijëve të vendin. Postin e drejtorit të OSHEE Arjan Fasko ka shumë vjet që e mbante që në kohën kur ka qënë PS, më pas ish LSI dhe kur kjo forcë politike prishi koalicionin me PS, ai kaloi me PS dhe ruajti postin e drejtorit në këtë institucion.
Këto ditë pritet të emërohet zëvëndësi i tij Armand Zhuka i cili këtë post e ka mbajtur për disa kohë më parë