Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedShkatërrohet grupi kriminal shqiptar në Greqi, në pranga edhe policia që u...

Shkatërrohet grupi kriminal shqiptar në Greqi, në pranga edhe policia që u tregonte

Për katër vite, tre katet e një konvikti të vjetër në Greqi ishin kthyer në një seli për banditët shqiptar. Duke dhënë 100 euro në muaj, dhe pa paguar rrymë, internet dhe ujë, ata  jetonin si familje. 22 personat janë arrestuar nga operacioni i policisë greke për shkatërrimin e bandës kriminale që merrej me trafik droge dhe vjedhje e grabitje banesash.

30-vjeçari Esmin Ferhati që drejtonte bandën është vënë në pranga. Po ashtu, edhe një police është mes 22 të arrestuarve. Kjo e fundit kishte marrëdhënie pune me kreun e bandës, që mbeti i plagosur pasi tentoi të arratisej nga policia.

Si u krye operacioni?

Policia greke nisi një operacion në zonën e Zografos ku janë kryer kontrolle banesash të personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Një oficere greke 35-vjeçare është ndjerë keq dhe është shkëputur nga operacioni. Gjatë kohës që po largohej, është sulmuar me kacavide nga Ferhati. Për të mbrojtur veten punonjësja e policisë e qëlloi 30-vjeçarin me armën e shërbimit në këmbë. Ndaj 30-vjeçarit rezulton se kishte 4 urdhër arreste për grabitje, armembajtje dhe drogë.

Pas këtij incidenti filluan arrestimet në masë që çuan në kapjen e 22 personave në Greqi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME