Autobusi i punëtorëve u dogj mëngjesin e sotëm (26 maj) tek mbikalimi i Novoselës në aksin Vlorë – Fier.
Sipas Policisë së Vlorë, ngjarja ndodhi më datë 26.05.2022, rreth orës 6:50, në aksin rrugor Vlorë –Fier.
“Tek mbikalimi i Novoselës ka marrë flakë në lëvizje, autobusi me drejtues shtetasin B. Xh., 60 vjeç. Nuk ka dëme në njerëz. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik në autobus. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.”